SISTEMI OPERATIV I KLINIKËS TUAJ

Gjithçka e klinikës, në një vend.

Termine, pacientë, vizita, pagesa dhe raporte në një platformë të vetme. Pa konfuzion për stafin, më shumë kontroll për klinikën.

  • Shërbime klinike dhe estetike
  • 15+ module që përshtaten sipas kërkesave tuaja
  • 5+ role stafi
  • Aplikacion në cloud pa nevojë instalimi
  • Çdo ditë backup i sigurt
  • Mundësi që të instalohet në serverin tuaj lokal
Rezervim pa konflikt orari Çdo slot respekton mjekun, dhomën dhe disponibilitetin
Profil i plotë i çdo pacienti Historiku, anamneza dhe informata të tjera që nga vizita e parë!
Faturim, pagesa, gjurmime të borxhëve Çdo pagesë e regjistruar, çdo borxh me emër pacienti
Njoftime dhe rikujtues për stafin Termine, borxhe dhe rikujtues shfaqen brenda aplikacionit

Platforma

Sistemi që stafi hap çdo mëngjes

Nga pacienti i ri te pagesa dhe raportet: e njëjta rrjedhë, jo lista të shpërndara.

Pasqyrë ditore për stafin

  • Tregues kryesorë në një ekran
  • Terminet e sotme dhe njoftimet për stafin
  • Borxhet e papaguara në dukje
  • Statistika të shpejta për klinikën
  • Veprime të shpejta për ditën

Profil i plotë i pacientit

  • Historiku i vizitave dhe trajtimeve
  • Alergjitë, medikamentet dhe kushtet mjekësore
  • Nënshkrime dixhitale dhe pëlqime
  • Gjendja financiare dhe borxhet aktuale
  • Kërkim i menjëhershëm me filtra

Orar i njëjtë për gjithë klinikën

  • Çdo termin lidhet me mjekun dhe dhomën e duhur
  • Pamje ditore, javore dhe mujore
  • Njoftime dhe rikujtues për stafin
  • Historia e vizitave e lidhur me çdo termin
  • Shumë mjekë dhe dhoma në të njëjtin orar

Dokumentim klinik specifik

  • Formularë të ndryshëm për çdo specialitet
  • Vitalët, diagnoza, plani i trajtimit
  • Odontogram, spirometri, body map fizioterapie
  • Print PDF dhe dërgesë raporti me email
  • Historiku i vizitave të kaluara

Financat pa Excel

  • Regjistrim pagese direkt pas vizitës
  • Shpenzime operative në të njëjtin ekran
  • Gjurmim borxhesh me emër pacienti
  • Paketa trajtimesh me pagesë me këste
  • Të ardhura, shpenzime dhe neto ditor

Katalog i qartë shërbimesh

  • Lista e plotë e shërbimeve me çmime
  • Grupim sipas kategorisë dhe departamentit
  • Kohëzgjatje dhe çmim për çdo shërbim
  • Status aktiv ose joaktiv
  • I lidhur me vizitat dhe pagesat

Raporte nga i njëjti burim të dhënash

  • Tregues kryesorë në panel
  • Të ardhura, shpenzime dhe bilanc neto
  • Përmbledhje sipas periudhës dhe stafit
  • Eksport PDF dhe Excel
  • Grafikë staf, shërbimesh dhe departamentesh

Modulet

Filloni me bazën. Zgjeroni kur ju duhet.

Modulet bazë mbulojnë rrjedhën e çdo dite: termine, pacientë, vizita, shërbime, pagesa dhe raporte. Inventari, paketat dhe shpenzimet vijnë në të njëjtin sistem.

Bazë

Menaxhimi i pacientëve

Regjistër i plotë: profil, historik vizitash, alergjitë dhe nënshkrime dixhitale.

  • Profil dhe historik i unifikuar
  • Nënshkrime dhe pëlqime
  • Kërkim i menjëhershëm
Bazë

Kalendari i termineve

Pamje ditore, javore dhe mujore. Mjekë, dhoma dhe termine në të njëjtin kalendar.

  • Rezervim sipas mjekut dhe dhomës
  • Rikujtues dhe njoftime
  • Histori vizitash e lidhur
Bazë

Pagesat dhe faturimi

Pagesa, fatura me TVSH dhe historik financiar. Borxhet shfaqen me emër, jo si totale anonime.

  • Pagesa dhe shpenzime ditor
  • Paketa trajtimesh
  • Gjurmim borxhesh
Bazë

Raportet dhe analitika

Të ardhura, vizita dhe trende nga të dhënat e regjistruara në sistem. Eksport kur ju duhet.

  • Të ardhura, shpenzime, neto
  • Eksport PDF dhe Excel
  • Analitikë staf dhe shërbimesh

Siguria dhe funksionimi

I qëndrueshëm. I gatshëm çdo ditë.

Backup i përditshëm

Të dhënat kopjohen automatikisht çdo ditë. Klinika vazhdon punën pa rrezik të humbjes, edhe nëse ndodh diçka e papritur.

Qasje sipas rolit

Recepsionisti, mjeku dhe administratori shohin vetëm çfarë u takon. Të dhënat e pacientëve mbeten të mbrojtura pa punë shtesë nga stafi.

Cloud ose server lokal

Sistemi funksionon si aplikacion web pa asnjë instalim. Nëse klinika preferon server të vet, kjo është opsion i disponueshëm.

Aktivizim dhe konfigurim fillestar

Ekipi i MjekuOnline konfiguron sistemin para nisjes. Stafi trajnohet dhe fillon punën nga dita e parë, pa pasur nevojë për ekspertizë teknike.

Na kontaktoni

Na tregoni çfarë ju duhet — ju përgjigjemi me ofertë.

Modulet, numri i përdoruesve dhe specialitetet. Plotësoni formularin dhe marrim kontakt brenda ditës.

  • Demo me modulet që ju interesojnë
  • Ofertë e qartë sipas moduleve dhe stafit
  • Konfigurim nga ekipi ynë pas marrëveshjes

Ose na kontaktoni direkt:

info@mjeku.online +383 44 600 727

Kërko ofertë